Classicnewcar.us


Larte Design's Mercedes-Benz GL Black Crystal Ready for Essen

Larte Design's Mercedes-Benz GL Black Crystal Ready for Essen

Portali Për Informimin mbi Arsimin e Lartë përmban informacion mbi çështjet e arsimit të lartë në Shqipëri.  Gazeta Shqiptarja.com, 11 Nentor 2015 “Reforma e Arsimit … “ http://shqiptarja.com/home/1/reforma-e-arsimit-rama-student-t-do-ia-shohin-hajrin-326397.htmlRama eshte cituar te jete shprehur: “Sigurisht që sot nuk jemi në kushtet kur mund të themi shikoni se cfarë transformimi çudibërës bëmë në arsim. Por jemi në kushtet ku mund të themi shikoni si ka filluar të marrë frymë ky organ i shoqërisë, e ekonomisë së vendit që ishte mbuluar  nga metastazat e korrupsionit dhe e braktisjes së plotë nga ana e qeverisë së mëparshme. Kemi arritur që të pastrojmë një turmor të madh, tumorin e universiteteve  private që ishin fabrika diplomash. Kemi arritur të pastrojmë edhe një sistem  përmes një reforme, edhe ata që sot s’janë të bindur shumë shpejt do ia shohin hajrin. Është reforme europianizuese që i jep mundësi unviersitetit të kalojë në një shkallë të re” Sipas Ramës sot në shkolla është futur një sistem i ri sa i përket garantimit teksteve shkollore. “Janë mbi 8 mijë tekste që janë hequr, që i prodhonte injoranca, batërdia, pa ambicien më të vogël. Kemi futur në Shqipëri tre shtëpi botuese nga më të mirat në botë. Kemi arritur që të pastrojmë tumor të madh, atë të universiteteve private, që ishin vetëm fabrika diplomash” Po ashtu kryeministri u shpreh se tashmë është kaluar në një fazë të re edhe sa i përket garantimit të shërbimit të mësuesëve. “Mjafton t’ju kujtoj që kemi kaluar në një fazë të re për garantimin e shërbimit të ri për mësuesit. Do kalojmë vit pas vitit drejt një shkolle ku mësuesi rifiton autoritetin e vetë si një figurë kyçe. Nuk është më mish për tokë që merrje e hiqej, ngrihej e dërrmohej sipas nevojave të ditës, qofshin politike, qofshin të korrupsionit apo injorancës”“Ky nuk është bilanc as komunikim për të treguar sukseset, por një përpjekje për të ndarë me ju dhe me publikun, qoftë disa arritje qoftë disa sfida në një moment kyç si ky që jemi sot. Pse është moment kyç? Sepse jemi në mes të mandatit dhe jemi në një moment kur gjithë operacioni në front të gjerë për të reformuar rrënjësisht strukturën dhe funksionimin e sektorëve të jetës apo e thënë më shkoqur operacioni për të pastruar sektorët që janë sot si organet në trupin e njeriut, për trupin e ekonomisë nga metastazat e një kanceri që po i shpërbënte, është sot në momentin kur ka filluar të japë disa rezultate por kur kërkon edhe më shumë kurajo, edhe më shumë vendosmëri për ta çuar deri në fund,” tha Rama teksa ceku sektorët kryesorë, si shëndetësinë, ekonominë, arsimin. -------Studentet protestojne perpara parlamentit, Shqiptarja.com, 11 Nentor 2011 http://shqiptarja.com/Sociale/2750/dy-or--para-qeveris--student-t-bojkotojm--n-se-s--39-rishihet-ligji-326304.html Pas rreth dy orësh të ulur këmbëkryq përpara kryeministrisë studentët kanë përfunduar protestën e tyre duke kërcënuar me bojkotim të mësimit nëse nuk rishikohet reforma për Arsimin.Të vendosur për kauzën e tyre ata kanë shtuar se protestat do të vijojnë dhe se do të jenë sërish të vendosur në sheshin e kryeministrisë nëse asgjë nuk ndryshon.“Ne do të shkojmë drejt bojktotit për arsim publik falas. Nuk është protesta as e parë as e fundit. Është arsim publik falas. Nuk keni parë asgjë. Të rishikohet reforma pasi do të ketë revoltë. Kjo nuk është e pamundur. Shihemi javës tjetër. Mos lini mbetje në boulevard”-kështu kanë përmbyllur protestën e paralajmëruar prej disa ditësh studentëtNë protestë nuk kishte as vezë dhe as miell, por vetëm fjalime nga studentë e pedagogë të universiteteve të ndryshme të vendit. Turma u shpërnda qetësisht dhe me thirrjen për të mos lënë asnjë mbetje në bulevard pasi pankarat do të duhen në protestën tjetër javën që vjen. Studentët protestuan në sheshin para kryeministrisë kundër ligjit të arsimit të Lartë, kundër dhunës policore, kundër tarifave të studimit.  Gazeta Shqip, 14 Tetor 2015http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/10/14/ligji-i-arsimit-per-klientet-privati-shperndau-bursa-per-ps/Studentët e universiteteve publike duket se nuk kanë ndërmend të dorëzohen përballë ligjit për arsimin e lartë, duke deklaruar se mosimplementimin e tij do e kërkojnë me gjithë forcën e ligjit, pasi, sipas tyre, gjithçka është bërë për qëllime klienteliste. Kjo bëhet e ditur nga Jonis Metaj, një prej përfaqësuesve të lëvizjes studentore, i cili ka renditur edhe një herë të gjitha argumentet për arsyet e mosimplementimit, ndërkohë që nuk kanë munguar akuzat për klientë pranë qeverisë. Në një intervistë për gazetën “Shqip”, Metaj ka mbrojtur kauzën studentore, duke dhënë edhe argumentet kundër Ministrisë së Arsimit që, sipas tij, nuk janë marrë parasysh në asnjë moment.Shpeshherë janë hedhur akuza se ky ligj miratohet për klientelizëm. Ku i bazoni ato? Kjo reformë nuk është ndodhi e tanishme, por proces që ka nisur më herët, gjatë qeverisjes së djathtë. Jo rastësishëm, disa universitete private kanë publikuar punime rreth domosdoshmërisë së kësaj reforme, të cilën e gjithë bota po e kundërshton me masa të mëdha universitarësh në rrugë, por vetëm këta nuk e kanë parë, pasi reklamojnë dije dogmatike dhe interesa meskine ekonomike. Gjithashtu, pak muaj para ardhjes në pushtet të kësaj qeverie, disa universitete private kanë shpërndarë bursa të shumta dhe të kushtueshme për të rinjtë e Partisë Socialiste, të cilat janë shpërndarë publikisht nga kryebashkiaku i sotëm dhe mund t’i gjeni me disa kërkime të vogla në “Google”. Pastaj, procesi jodemokratik i hartimit të reformës, reagimi nervoz dhe b i pushtetit ndaj reagimeve të universitarëve, kompromisi i heshtur i pozitës dhe opozitës rreth kësaj reforme, janë tregues më se të qartë e të mjaftueshëm për të provuar klientelizmin e reformës. Ne, studentët dhe pedagogët protestues, e kundërshtuam dje dhe vazhdojmë ta kundërshtojmë sot këtë akt rrënues për universitetin dhe shoqërinë. Ministrja e Arsimit mohon që kjo të jetë e vërtetë. Pse duhet besuar argumentimi juaj? Mjafton të lexosh ligjin e miratuar dhe vëren se i gjithë qëllimi është mbështetja e privatëve, ndarja e fondeve publike me ta. Mbrojtësit kryesorë të reformës edhe në debatet televizive janë veç pedagogë e pronarë universitetesh private. Të gjitha pikat e përmendura më sipër janë fakte të marra nga ligji. Të dobëtit do të kenë më pak fonde e do të zhyten edhe më tej. E të dobët janë universitetet publike të lëna në harresë, e shteti duket i gjithi i vënë në shërbim të privatëve. Çfarë propozoni ju? Ne propozojmë një ligj ku merren parasysh kërkesat e trupës universitare. Propozojmë mbi të gjitha ulje progresive të tarifave të studimit drejt zeros, deri në arsimin publik falas. Në këtë mënyrë, arsimi do të ishte i mundur për të gjithë, sipas mendjes e jo sipas xhepave. Propozojmë një ligj ku të merren parasysh kushtet e vështira të jetesës studentore dhe jo interesat e pronarëve të universiteteve private. Nevojiten mensa studentore, kushte më të mira në konvikt dhe mjedise shkollore, lehtësira sociale dhe hapësira kulturore. Fundja ne paguajmë shumë dhe nuk marrim asgjë. Ky ligj nuk trajton asnjë nga këto kërkesa e nevoja, me të cilat ndeshen në përditshmërinë e tyre studentët, por mendon vetëm e vetëm se si të zhvatë studentët për të financuar privatët dhe burokratët e kompromentuar, të cilët, përkundër pretendimeve të qeverisë, prej nga mori shkas kjo reformë, vetëm sa i kanë forcuar pozitat e tyre korruptive në universitet. Po nëse kërkesat tuaja nuk merren në konsideratë, siç edhe ka ndodhur deri më tani, si do të veproni më tej? Ne kemi deklaruar se do të vazhdojmë rezistencën tonë dhe nuk do të lejojmë që ky ligj të zbatohet praktikisht në universitet. Deri më tani kemi përdorur forcën e argumentit për të kundërshtuar dhe koha do të vijë për të përdorur argumentin e forcës. Njëlloj si qeveria. Nuk përjashtohet mundësia e një referendumi popullor, ku të gjithë të shprehen nëse duan që e drejta e studimit të jetë privilegj për më të pasurit apo e mundshme për të gjithë, deri në mosbindje civile e bllokim të jetës universitare dhe shoqërore. Sa studentë janë kundër zbatimit të kësaj reforme? Po pedagogë? Të gjithë studentët dhe pedagogët e ndershëm e të ndërgjegjshëm të universiteteve publike. Pedagogët kanë dorëzuar peticionin, kanë marrë pjesë në tryezën me Presidentin, si dhe janë bashkuar në protesta për të shprehur kundërshtinë. Po ashtu, të gjithë studentët që nuk janë pjesë e pushtetit të korruptuar burokratik e partiak, të gjithë studentët që mezi përballojnë kushtet e jetesës, që ushqehen në mensa private, banojnë në konvikte në gjendje të rënduar si në shekullin e kaluar, dhe universitete të mbipopulluar e pa ngrohje, të gjithë studentët që detyrohen çdo vit të paguajnë shumë e më shumë për t’u arsimuar, por jo vetëm studentë dhe pedagogë, por edhe prindër, qytetarë të thjeshtë, do të bashkohen të shprehin kundërshtitë e tyre gjatë përpjekjes për ta kaluar në universitet reformën. Lëvizja “Për universitetin” do të rezistojë me çdo mjet të mundshëm demokratik. Arsimi është një e drejtë dhe jo privilegj. Rezistenca vazhdon!  http://www.reporter.al/viti-i-ri-akademik-nis-me-protesta-studentore-kunder-ligjit-te-arsimit-te-larte/Irvana Dervishi, Reporter.al, 12 Tetor 2015Një grup studentësh e filluan vitin e ri akademik duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj Ligjit të Arsimit të Lartë, i cili sipas tyre dëmton vizionin e universitetit.Ashtu siç kishte paralajmëruar, Lëvizja Për Universitetin e nisi vitin e ri akademik me një protestë nga studentësh të cilët kundërshtojnë Ligjin e Arsimit të Lartë. “Ne e konsiderojmë reformën rrjepëse për studentët, klienteliste për interesin publik dhe me vizion të dëmshëm për universitetin”, thanë ata përmes një deklarate për shtyp. Ligji për Reformën e Arsimit të Lartë ndër të tjera hap mundësinë që universitetet private të deklarojnë veten universitete publike dhe si të tillë, të përfitojnë financime shtetërore të cilat do të mund t’i ndahen atyre nga buxheti i shtetit në forma të ndryshme, si p.sh, fonde për kërkim shkencor. Ligji kaloi në parlament në korrik të këtij viti me 78 vota pro, pasi presidenti Bujar Nishani e riktheu atë në parlament në gusht. Presidenti Nishani arsyetoi se Ligji Për Arsimin e Lartë shkelte gjashtë pika kryesore të funksionimit të universiteteve, ndër to edhe autonominë. Gjatë vitit 2014 dhe 2015 kundër ligjit kanë dalë kundër opozita, akademikët dhe mijëra studentë. “Situata e studentëve dhe universitetit mbetet kritike. Kudo ka tarifa të kripura, klasa të mbipopulluara dhe pa ngrohje, konvikte në gjendje skandaloze dhe burokraci mbytëse,” shtuan studentët në deklaratën e tyre. Studentët e Lëvizjes Për Universitetin përshëndesin fillimin e vitit akademik 2015-2016 me një banderolë në mbështetjes së arsimit publik falas. Foto: Ivana Dervishi/BIRN Rreth 19 mijë studentë u ulën sot për herë të parë në auditor. Studentët e Lëvizjes Për Universitetin shprehën se kundërshtimi ndaj reformës në arsimin e lartë do të vazhdojë në universitet pavarësisht miratimit në parlament. Ata shpalosën në godinën e Korpusit Universitar një banderolë ku shkruhej “Arsim publik falas”. “Universiteti është një e drejtë demokratike sipas mendjes dhe jo sipas xhepit,” përfunduan studentët. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, shpenzimet për arsim janë grupimi më i shtrenjtuar i buxhetit të familjeve shqiptare. Gjatë 12 muajve të fundit, shërbimet arsimore janë shtrenjtuar me 10.5 për qind, veçanërisht për shkak të rritjes së tarifave të arsimit të lartë publik në tetor 2014. Në vitin 2014, familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 2,900 lekë në muaj për arsim nga vetëm 1,327 lekë që shpenzonin në vitin 2009. http://www.reporter.al/viti-i-ri-akademik-nis-me-protesta-studentore-kunder-ligjit-te-arsimit-te-larte/ Protesta për ligjin, studentët  vezë kokës sekretarit të MAS http://shqiptarja.com/home/1/protesta-p-r-ligjin-student-t--vez--kok-s-sekretarit-t--mas--315675.htmlShqiptarja.com, 17 Shtator 2015TIRANË- Diskutimi për arsimin e lartë sot në seancën plenare ka sjellë një sërë kundërshtimesh […] nga ana e studentëve të Universiteteve të Tiranës  të cilët kanë dalë në protestë para parlamentit. Ata kanë qëlluar me vezë sekretarin e MASH Plarent Ndreca  si dhe makinën e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj gjatë kohës që ai hynte në sheshin para Parlamentit .Gjatë kësaj kohe ata janë përplasur fizikisht me forcat e rendit.Në thirrjet e tyre studentët akuzojnë kuvendin si organ privat dhe jo si publik ndërkohë që pritet vendimi i parlamentit në seancë plenare ku po diskutohet ligji për arsimin e lartë. "Te shitur te privatet" shkruajne ata ne pankarte, ku hedhin akuza se ligji i ri per arsimin e larte favorizon hapur Universitetet private ne kurriz te atyre publike.“Deri më sot besonim se të zgjedhurit parlamentar të popullit do të gjenin guximin për t'u rezistuar direktivave nënshtruese të pushtetit të privatëve në emër të rinisë dhe shëndetit publik, por që me votimin e para 2 muajshëm ky besim ka rënë. Kjo reformë nuk është e rastësishme por shprehje e logjikës tregtare dhe klienteliste të reformave qeveritare si reforma në pensione, energjetik, shëndetësi dhe ekonomi. Po e njëjta zhvatje, i njëjti privim dhe të njëjtat interesa private të hipura në krye të shtetit në dëm të shoqërisë. Kjo vjeshtë do të nisë me protesta dhe revolta në çdo klasë universiteti, dhomë konvikti dhe qendër publike. Jo vetëm kundër këtij ligji por edhe kundër çdo tarife privilegji burokratik dhe master të padrejtë”. -thotë para gazetarëve studentja.Studentët qëndruan rreth një orë para parlamentit duke protestuar favorizimin që sipas tyre ky ligj i bën Privatëve. Vezët në çantat e studentëve ishin të shumta sipas burimeve. https://youtu.be/r7zg9VAbELg_________________________Kryetari nen hije i opozites gjithashtu ka reaguar ne parlament: https://youtu.be/jSJU3pA8i4M . Nderhyrja e tij ka qene josubstanciale, p.sh. edhe pse kritikon perfshirjen e qeverise ne bordet e administrimit, kjo praktike eshte ndjekur edhe me ligjin e 2007, madje ku shumica e anetareve te Keshillit te Administrimit ishin nga qeveria (edhe pse bordi do te kete me shume kompetenca sipas ketij ligji).  Edmond Çata, pedagog i jashtëm në Universitetin e Durrësit, ka aplikuar për një vend pune si specialist pranë Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë. Zotit Çata (PhD.) i është refuzuar aplikimi për arsye jo transparente. Për këtë zoti Çata ka publikuar një letër të hapur për ministren e arsimit znj. L. Nikolla. Më poshtë letra e tij me disa shkurtime. Letrën e poshtë e gjeni të botuar tek Gazeta Dita, 8 qershor 2015 dhe këtu: xxxx. Kjo letër denoncon publikisht Agjencinë e Vlerësimit dhe Akreditimit, e drejtuar nga Dhurata Bozo, dhe nën varësinë tuaj direkte. Në bisedën tonë telefonike datë 3 Shtator 2015, ju më thatë tju dërgoja një letër. Unë letrën po ua dërgoj, por PUBLIKISHT! Për tre arsye: prej rëndësisë që i keni dhënë ju si Ministre, bashkë me Kryeministrin Rama, akreditimit; prej rëndësisë që ka për reformën Agjencia e Akreditimit; dhe, prej faktit që kjo agjenci varet direkt prej jush. Shtysë për këtë letër janë praktikat e rekrutimit të Agjencisë. …. Në Buletinin e Prokurimeve Publike, Nr. 9, datë 9 Mars 2015, faqe 380-383, Agjencia shpalli rekrutim për dy specialistë “për Promocionin dhe Vlerësimin e Cilësisë” më kritere arsim i lartë, 3 vjet punë, njohuri në anglisht, legjislacionin mbi arsimin, dhe akreditimin, aftësi të shkruari dhe aftësi të punuarit në grup. Aplikimet kërkohej të paraqiteshin brënda datës 16 mars 2015. Ndaj në 15 Mars unë paraqita dosjen time e cila përmbante: CV-në, Diplomat me Notat në PhD, Master, dhe Bachelor, eksperiencën time të punës, si dhe një listë me artikuj të mi për çështjet e reformës, universiteve, dhe arsimit të lartë në Shqipëri. Ajo që ka ndodhur nga Prill deri në Shtator minimalisht mund të quhet tallje, ndërsa në një vlerësim më radikal, mund të konsiderohet një praktikë e dyshimtë dhe e ndëshkueshme. Deri në mes të Prillit, 4 javë pas aplikimit, agjencia nuk u bë e gjallë të njoftonte si po procedonte. Dy herë tentova të merrja vesh çpo ndodhte, duke shkuar vetë në Agjenci. Në zyrat e saj askush nuk jepte sqarim as për aplikimin, as për vetë Drejtoren Dhurata Bozo. Të cilën sa herë kam shkuar, asnjëherë nuk e kam gjetur në zyrë. Agjencia u bë “e gjallë” vetëm në datë 22 Prill me një telefonate në numrin 224-3423. Por telefonata kishte dy paradokse: 1) me personin dhe 2) logjikën që përçonte në emër të Agjencisë. Telefonuesja, kur e pyeta me ç’kapacitet më fliste, më tha…  se procesi është anulluar sepse vetëm ti ke paraqitur aplikim! “Anullim?” ia ktheva i çuditur! I bie të jem fitues direkt! Jo vetëm si kandidat i vetëm por edhe sepse përmbush dhe tejkaloj gjithë kriteret. … Me këtë logjikë, në 27 Prill 2015 Agjencia e Akreditimit përsëriti shpalljen, me të njëjtat kritere, në Buletinin e Prokurimeve Publike, Nr. 16, faqe 573-574. Si një njeri i cili ka shkruar që nga viti 2002 mbi 30 artikuj për reformimin e Arsimit të Lartë dhe Universiteteve shqiptare; si një njeri direkt i interesuar për rezultatet e reformës suaj, padyshim që kam ndjekur me vëmëndje çdo veprim apo mosveprim tuajin në arsimin e lartë dhe ndaj universiteteve; kam ndjekur me vëmëndje çdo premtim të tuajin, çdo mënyrë që ju shpallni se do të ndiqni në kryerjen e reformës, dhe çdo hap që ju si qeveri keni hedhur konkretisht deri tani. Por cilësinë dhe rezultatet e reformës suaj unë nuk i “mas” me deklaratat që bëni ju; Nuk i mas as me të treguarit se sa të fortë jeni ju dhe argumentet tuaj në debatet me përfaqësuesit e universiteteve. Cilësinë dhe progresin e reformës suaj unë i “mas” me “fatin” tim: Sa do të ndryshojë ai nga një person i papunë, në një person ju do ti lejoni të japë kontributin e tij në universitetet apo agjencitë qeveritare që operojnë në fushën e arsimit të lartë. Ju nuk mundeni që në njërën anë të bëni deklarata në publik të tipit “do të bëjmë këtë, e do të bëjmë atë”- që po ti marrësh ashtu siç bëhen do ti binte që unë të mos kisha mbetur sot i papunë – dhe nga ana tjetër, në sjelljen tuaj në realitetin praktik, të silleni krejt kundër nga sa thoni në deklaratat tuaja! Ndaj meqë “zyrtarisht” më kërkove të të dërgoja më postë një “letër zyrtare” por praktikisht as nuk dëshëroja të dëgjoje atë çfarë unë kisha për të të thënë, letrën time po ua dërgoj PUBLIKISHT! Në këtë letër, përveç informacionit që ka të bëjë specifikisht me Agjencinë e Akreditimit po ju kumtoj edhe disa gjëra që ju si Ministre nuk treguat ndonjë dëshirë për ti dëgjuar. …Agjencia që ju keni aktualisht, çdo gjë mund të konsiderohet por vetëm një instrument efikas nuk mund të quhet. Që nga drejtoresha e deri tek “specialistët” që e popullojnë atë mund të thuhet se kanë bërë pallë me paratë e taksapaguesve por vetëm për rezultate nuk mund të pretendojnë. Ca më pak mund të pretendojë vetë Drejtorja e agjencisë, apo ju si Ministre, se agjencia ka qënë ndihmuese e fuqishme në reformën tuaj! Kush thotë të kundërtën gënjen! Kush thotë se agjencia ka bërë punën e vet, nuk dëshëron të shohë të vërtetën në sy: Që tregu akademik është mbushur me universitete që kanë programe skandaloze dhe profesorat pa një historik, axhendë, dhe interes specifik në kërkimin shkencor! Agjencia aktuale e Akreditimit, të cilën ju e keni në varësi, është e populluar jo me profesionistë por me klientë; është e populluar jo me njerëz të ditur dhe eksperiencë mësimdhënëse, drejtuese, kërkimore në akademi por me djem dhe vajza të miqve partiakë apo familjarë; është e populluar jo me njerëz që kanë doktorata por me “bachelorista” dhe “masterista” të fituar universiteteve shqiptare; është e populluar jo me njerëz me eksperiencë dhe doktorata serioze nga nga universitete serioze por me njerëz me eksperiencë dhe doktorata “leshi”! Mjafton të verifikoni CV-të dhe eksperiencën e tyre jetësore, profesionale, akademike, dhe pastaj dilni dhe i thoni publikut dhe mua që këto që them në këto rreshta nuk janë të vërteta! …Që Agjencia e Akreditimit ka nevojë të reformohet, të ndryshojë drejtor, të popullohet me staf cilësor, kjo nuk ka pikë dyshimi. Ky imperativ konfirmohet nga dy fakte: 1) rezultatet e munguara të Agjencisë dhe 2) thirrja nga ju e Agjencisë Angleze të Akreditimit. Agjencia shqiptare e Akreditimit nuk është krijuar sot, ajo ka qënë edhe në kohë e dyshes Berisha-Tafaj. Por kur ju flisni për universitete, standarte, dhe cilësi të DYSHUESHME kjo tregon që kjo Agjenci, kështu siç është aktualisht, me këtë drejtore, staf, dhe mendësi, KA DËSHTUAR të kryejë misionin dhe detyrën për të cilën taksapaguesit shqiptarë e paguajnë dhe e mbajnë në këmbë: Agjencia ka dështuar të vlerësojë dhe akreditojë tamam, realisht, vërtetësisht universitetet shqiptare, programet e tyre, cilësinë dhe kredibilitetin e profesoratit të tyre! Agjencia ka dështuar të vërë gishtin dhe tregojë cilat universitete shqiptare nuk vlejnë dhe cilat universitete vlejnë dhe sa vlejnë. Është pikërisht mungesa e rezultateve konkrete arsyeja përse sot ne kemi universitete që, siç keni deklaruar ju dhe kryeministri Rama, kanë programe, kanë profesorat, dhe lëshojnë diploma, por diplomave të tyre nuk mund tju zihet besë, profesoratit i mungon kërkimi shkencor, dhe vetë qeveria nuk mund ti drejtohet asnjë universiteti për ndihmë konkrete apo know-how për çështje të qeverisjes së këtij vendi! Po ashtu, thirrja dhe pagimi nga ana juaj i Agjencisë Britanike të Akreditimit është treguesi tjetër i dështimit të Agjencisë Shqiptare të Akreditimit. Përse do të duhej që qeveria shqiptare të punësonte një agjenci të huaj akreditimi kur ajo ka një agjenci të vetën dhe paguan për mbajtjen e saj? Shpjegimi mund të ish vetëm një: Agjencia ose ka dështuar, ose nuk është në gjëndje, pra nuk ka KAPACITETE dhe KNOW-HOW të kryejë akreditimin e universiteteve shqiptare! Ndonëse ky është misioni dhe puna për të cilën mbahet në këmbë dhe paguhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë!!!! … Gjëja e dytë që duaj tju kujtoj ka të bëjë me qëndrimin tuaj ndaj njerzve si puna ime, me kualifikime mëse të vlefshme si për universitetet, ashtu edhe për qeverinë shqiptare dhe agjencitë e saj. Në disa raste kryeministri Rama nuk ka munguar të shprehë “interesin” për kontributin e atyre shqiptarëve që kanë studiuar jashtë. Unë jam një ndër ta, i kthyer në Shqipëri në 2009, por që ka mbetur jo vetëm i papunë, por edhe është përballur me refuzimin tuaj për të më bërë pjesë të përpjekjeve tuaja në procesin reformues të arsimit të lartë dhe universiteteve shqiptare. Nëse kjo është filozofia juaj reale, përtej llafeve të bukura që artikuloni konferencave madhështore punë për ju kjo! Dhe mbase mendoni se e keni edhe luksin për të mënjanuar dhe mos angazhuar njerëz si unë! Por luksi juaj po shëndrrohet në mizerje po të shohim faktet dhe realitetin e reformës në arsimin e lartë! …Kjo mospërfillje e juaj, ky hendek i madh i veprave tuaja në raport me deklaratat që keni bërë, duket në dy drejtime. Së pari duket në paaftësinë tuaj për të na hapur njerzve si unë rrugët dhe dyert e universiteteve shqiptare. Është pikërisht kjo gjë që nuk e bën fare të çuditshme zbythjen tuaj në raste si ai i debatit tuaj me titullarë të universiteteve, specifikisht, rasti me rektorin mediokër të Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës, Mithat Mema, një njeri të katapultuar aty nga Myqerem tafaj. Zbythje e juaj, sepse nuk ka se si të ndodhë ndryshe kur vihesh të mbrosh një kauzë që nuk është kauzë; kur vihesh në mbrojtje të njerzve të currufjapsur si ai dekani i UAMD-së që ju kërkonit ta rivendosnit në detyrë; kur në vënd të merreni me dhe tu jepni fund luftërat meskine për pushtet qqë ndodhin brënda universiteteve shqiptare mes forfesorëfve të rreështuar në klane, ju bëheni palë me njërën palë kundër tjetrës. … Në ndërtesën që quhet Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë hyrë dhe kanë dalë si ministra shumë emra. Të pyesësh shqiptarët në mbajnë mënd emrin e ndonjërit prej tyre, vështirë se do të kujtojnë ndonjë. Kjo sepse ata që janë bërë ministra, kanë hyrë në atë Ministrinë e Arsimit jo për të bërë një gjë për arsimin shqiptar që vërtet të mbahen mënd edhe pasi të mos jenë më ministra, por për ti shërbyer partisë dhe interesave klienteliste. Ndaj kanë hyrë dhe ulur në zyrën e Ministrit si ministri i rradhës, kanë “sunduar” stafin e Ministrisë, kanë kënaqur egoizmin e tyre sipas logjikës “hej, jam Ministri unë,” janë sjellë si Ministra tepër të “zënë,” të pakapshëm, të padisponueshëm, për njerzit! Kur nuk kanë qënë më ministra, janë harruar që ditën e nesërme! Ose janë edhe për ndjekje neale – ju parardhësin tuaj e keni paditur edhe penalisht, apo jo?!?!? Ka ndodhur kështu sepse asnjëri prej tyre kur ka hyrë në Ministrinë e Arsimit as ka patur ndonjë vizion për arsimin, as ka patur njohuri të mjaftueshme për çështje të arsimit, as ka deshur të bëjë vërtet diçka për të mbetur, dhe as ka bëri realisht ndonjë gjë për njerzit, shoqërinë, vetë arsimin! Madje edhe nëse mbahet mënd ndonjë emër, mbahet mënd për idiotësi ose pazarllëqe! …Cili do të rezultojë i vërtëtë, pretendimi juaj për kontribut, apo supozimi im dyshues, mbetet për tu parë, ditët e provës përpara i kemi! Por siç thonrë një fjalë e urtë, “dielli duket që me mëngjez”. Dhe deri tani, në dy vjetët e qeverisjes tuaj, nuk po duket kurfarrë dielli por vetëm llafe! Kështu si e keni nisur dhe po vazhdoni, e keni te garantuar që sado të qëndroni si ministre, do të përfundoni njësoj si të gjithë paraardhësit tuaj të djathtë apo të majtë! Ndryshimi është në dorën tuaj. Një rast për ta treguar këtë e keni jo vetëm me mua si person, por edhe me Agjencinë e Akreditimit. Se fundmi AKM ka nxjerre listat e fituesve te programeve te studimit ne universitetet publike. Me poshte paraqitet panorama per universitetet publike. Piket minimale jane me te uletat ne Universitetin e Gjirokastres (Matematike-Fizike) dhe Universitetin e Tiranes (Administrim Biznesi ne Sarande), ndersa me te larta ne Universitetin e Mjekesise. Ne vendimin e qeverise per kuotat  (http://www.arsimi.info/2015/07/shpallen-kuotat-e-pranimeve-te.html) ishin miratuar 289 programe. . Tabela me poshte paraqet piket mesatare për raundin e parë. Nga mesataret jane perjashtuar programet e sportit, artit dhe arkitektures qe jane me konkurs dhe nuk jane te njejta me piket e matures shteterore.  Ne krahasim me vitin 2014 piket minimale ishin ne Universitetin e Vlores ne Informatike. Përditësuar më 18 Tetor 2015Në raundin e dytë bi në sy se Universiteti i Tiranës, në programin e studimit “Administrim Biznesi” në Sarandë ka pranuar studentë me notën 5 ose 6 (2491 pikë), ndërsa në Tiranë ky program kërkon notën tetë e lartë (5747).    Nder 50 programet qe kane kerkuar pike me te larta per vitin 2015 jane si me poshte. Programet me pikët më të ulëta në raundin e dytë dhe universitetet respektive.   Dekreti i presidentit: shkarko ketuhttp://president.al/?p=28478 14 Gusht 2015Presidenti i Republikës ka kthyer ligjin e arsimit të lartë me argumente të ngjashme si të kritikëve në rradhët e disa pedagogëve dhe opozitës. Kritikat janë përqëndruar në autonominë, p.sh. nga gjashtë pika, 4 janë për autonominë. Disa prej kritikave janë jo substanciale dhe ligji është vërejtur në parim. Më poshtë argumentet kryesore të grupuara sipas çështjeve të prekura: 1. Fryma mbi bazën e të cilit është konceptuar dhe ndërtuar ligji, duket se nuk garanton autonominë e arsimit të lartë, gjë e cila është dhe baza për të garantuar vijimësinë e procesit të Bolonjës dhe përmbushjen e detyrimeve që vijnë nga dokumentet ndërkombëtarë të cilat janë të detyrueshme për Shqipërinë.2. Ky Ligj nuk garanton Autonominë e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Lirinë Akademike të parashikuar nga Kushtetuta në nenin 57/t të Saj. 3. Autonomia e IAL në kuptim të Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese vendim nr. 9/2008 cenohet për sa kohë krijohen apo ristrukturohen Agjenci të ashtuquajtura Autonome, të cilat janë në varësi të plotë të Ministrisë Përgjegjëse për Arsimin dhe pretendohet të realizojnë synimet e kësaj Reforme në drejtim të cilësisë, konkurrueshmërisë dhe garantimit të mundësive të barabarta mbi bazën e meritës dhe transparencës për të gjithë individët që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta.4. Autonomia e Universiteteve duket e cenuar edhe nga ndikimi i ekzekutivit në përbërjen e Bordit të Administrimit.5. Ligji në Kreun V të tij përmban dispozita në lidhje me mbarimin e mandatit të strukturave drejtuese të IAL-ve,  ndërsa në nenin 131 përcakton rregulla për kufizimin e mandateve të drejtimit, duke cenuar sërish autonominë organizative të IAL-ve.6. Në ligj nuk janë vendosur guidelines apo kritere të mirëpërcaktuara, mbi bazën e të cilave do të hartohen aktet nënligjore, duke rrezikuar që këto akte të tjera ligjore dhe nën ligjore të kufizojnë autonominë dhe të çojnë në kontroll të tepruar, abuzim, vonesa dhe stanjacion, dhe për më tepër të ekzistojë mundësia edhe e cenimit të parimit të sigurisë juridike.7. Përmes këtij ligji rrezikon të kushtëzohet e drejta për arsimin e lartë nga kriteri i pagesës së tarifave të ndryshme të përcaktuara në ligj, por që mund të arrijnë në shifra të larta të papërballueshme për nivelin mesatar të jetesës në Shqipëri.14 Gusht 2015E zhgënjyer me qëndrimin aspak mbi palët të Presidentit të Republikës dhe me shurdhërinë e tij partiake ndaj argumentimit të hollësishëm të Komisionit të Reformës së Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, ku rikujtoj se bëjnë pjesë ekspertët më të spikatur shqiptarë të fushës pa dallime prirjesh e bindjesh politike. E zhgënjyer me faktin që Zoti President shpërfilli produktin profesional të një procesi gjithëpërfshirës dëgjesash e konsultimesh që si rrallë herë u shtri në më shumë se një vit, duke i dhënë mundësi e hapësirë të gjerë demokratike çdo zëri të veçantë, çdo institucioni të arsimit të lartë, çdo grupi e komuniteti pedagogësh e studentësh të interesuar për të thënë fjalën e tyre. Por e zhgënjyer gjithashtu me faktin se Presidenti bëhet palë me pakicën politike dhe me pakicën shumë të vogël të pedagogëve që e kundërshtuan Ligjin e Arsimit të Lartë verbërisht, ndërkohë që për Presidentin mbështetja dhe përgëzimi publik që ky ligj mori nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit të Komisionit Evropian, si edhe nga një numër i vyer ekspertësh të shquar evropianë, nuk paska asnjë vlerë. Megjithatë, ky qëndrim antireformist i radhës nga ana e Presidentit të Republikës, nuk e lëkund aspak, përkundrazi e përforcon bindjen dhe vullnetin e shumicës sonë për ta rivotuar Ligjin e Arsimit të Lartë sapo të çelet sesioni i ri parlamentar. Arsimi i Lartë nuk do të jetë më as bajrak i partive politike, as tokë e djegur nga disa bajraktarë që duan ta mbajnë peng atë. Koha kur konkurenca dhe merita abuzoheshin papushim në emër të një autonomie të kufizuar vetëm në kuadrin e papërgjegjshmërisë ndaj prindërve e studentëve, ka marrë fund.http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/deklarata-per-shtyp/deklarate-per-shtyp-e-ministres-se-arsimit-dhe-sportit-te-republikes-se-shqiperise-znj-lindita-nikolla 1. Drafti final i ligjit qe eshte miratuar ne parlament: ketu2. Relacioni per parlamentin: ketu3. Krahasimi me projekt-ligjin e shperndare ne janar 2015: ketuGazeta Panorama, 22 Korrik 2015, “Seanca maratonë, ligji për Arsimin e Lartë miratohet me 78 vota. Opozita braktisi votimin” Deputetët e opozitës dhe të maxhorancës kanë diskutuar deri në orët e vona të mëngjesit për nismën Ministrisë së Arsimit. [Ata] e kanë quajtur projektligjin e arsimit të lartë si antikombëtar dhe që do të cenonte rëndë arsimin e lartë në vend. Në seancën e djeshme kanë folur rreth 40 deputetë të të dy kampeve politike, ndërkohë që Kryeministri Rama dhe ishkreu i qeverisë Berisha kanë replikuar me njëri-tjetrin për rreth dy orë rresht. Rama dhe Berisha janë thumbuar gjatë seancës për godinën e Kryeministrisë, artikullin e “Financial Times” dhe rritjen ekonomike. Deputetja Topalli e ka kundershtuar ligjin duke thene: “Refuzojeni këtë ligj. Sepse një milion të papunët nuk kanë 3 apo 4 mijë euro për të paguar universitetin. Në këtë tarifë nuk përfshihen librat, transporti. Refuzojeni këtë ligj, sepse ky është ligji që u thotë të rinjve, ikni. Ky kryeministër ka zgjedh të bëjë tregti diplomash”,-deklaroi Topalli.Ndërkohës, sipas ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, reforma në arsimin e lartë krijon një vizion të ri për Universitetet në Shqipëri.http://www.panorama.com.al/seanca-maratone-ligji-per-arsimin-e-larte-miratohet-me-78-vota-pro/Panorama 23 Korrik, 2015 “Deputetët që s’votuan ligjin e arsimit të lartë. PDIU, Blushi, Angjeli, Braçe e Gaçi nga PS”Ndërsa opozita është larguar nga salla disa minuta para nisjes së votimit, duke e kundërshtuar procesin, por duke lënë vetëm kartat e votimit në fole për të quajtur prezencën në sallë. Por, veç të djathtëve që ikën, sipas sistemit të votimit të Parlamentit janë dhe 12 deputetë të maxhorancës së majtë, të cilët edhe pse rezultojnë sipas elektronikës prezentë në sallë, nuk kanë votuar. Pra janë 4 deputetë të Partisë Socialiste, që nuk kanë marrë pjesë në votim dhe një deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Konkretisht, sipas dokumentit zyrtar të votimit, deputeti i PS-së, Ben Blushi, nuk ka marrë pjesë në votim, po ashtu edhe deputetët e majtë Anastas Angjeli, Erion Braçe dhe Artan Gaçi. Kurse nga LSI-ja nuk ka marrë pjesë në votim deputetja Monika Kryemadhi. Projektligji i arsimit të lartë nuk është votuar as nga aleatët e rinj, pesë deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Në dokumentin zyrtar të votimit, deputeti Shpëtim Idrizi quhet si prezent në sallë, por nuk ka votuar. E njëjta gjë edhe për deputetët e tjerë, Omer Mamo, Tahir Muhedini, Aqif Rakipi dhe Dashamir Tahiri. Ndërsa nga deputetët pa grup parlamentar, nuk ka votuar Tom Doshi, Vangjel Dule dhe Nard Ndoka. I vetmi që rezulton si mungues në sallë është deputeti Mark Frroku, i cili është në gjendje arresti. http://www.panorama.com.al/deputetet-qe-svotuan-ligjin-e-arsimit-te-larte-pdiu-si-dhe-blushi-angjeli-brace-e-gaci-nga-ps/Gazeta Shqip, 22 Korrik 2015 “Arsimi i lartë, Rama: Reformë historike. Berisha: Ligji i mbyll dyert të varfërve” Rama e ka cilësuar Pr/ligjin e ri si një reformë historike dhe ka akuzuar opozitën dhe qeverinë e drejtuar nga Berisha në 8 vjet se bën propagandë të vajtueshme kur flet për “mbyllje të dyerve të të varfërve në arsimin e lartë”. “Ky është një proces shembullor, gjithëpërfshirës për këtë reformë historike të arsimit të lartë. Situata para vitit 2013 kur aleanca jonë erdhi në pushtet, ishte e rënduar, që nga spektakli i “part-time”-it të famshëm, deri te vegjetimi i botës së arsyes, – u shpreh kryeministri. –  Në kohën e PD-së, Shqipëria diplomonte studentë të shtunave e të dielave me sistemin e famshëm “part-time” një numër të barabartë me atë të studentëve që diplomoheshin në arsimin e lartë”. Sipas Ramës, “në sistemin “part-time” kishte 28.117 studentë. Ky është sistemi që ngritën këta, dhe kjo ishte një zgjedhje politike, jo arsimore, për të mos u përballur me plagën e papunësisë rinore, duke u thënë të rinjve, ja ku i keni universitetet dhe pastaj çohuni, – shtoi Rama. – Dhe e gjithë propaganda në emër të bujarisë për të varfrit, është një propagandë e vajtueshme. Ajo ka qenë një zgjedhje politike për të blerë kohën në pushtet. Kjo nuk ka sjellë më shumë njerëz të arsimuar, por më shumë njerëz të diplomuar. Diplomoheshin studentë edhe në fundjavë. Ata të varfrit, siç i quani ju, diplomuan fëmijët, por dolën të humbur”. … Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për Pr/ligjin për arsimin e lartë, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se sistemi më i mirë është ai i Britanisë së Madhe. Sipas tij, kjo reformë mbyll dyert e universiteteve publike dhe u mbyll dyert studentëve të varfër. “Shqipëria ka një përqindje të ulët të arsimit të lartë. Më përpara kishin frikë të arsimonin të rinjtë, por unë nuk ua mbylla dyert shtresës së varfër. Në botë numri i studentëve u katërfishua, ndërsa në Shqipëri përmes kësaj reforme është në reduktim. Kjo reformë është anti-kombëtare, jemi vendi më i pashkolluar në Europë. Unë them se ka mekanizma për të rritur cilësinë, por ky që doni të votoni ju nuk është modeli britanik, por një model që i mbyll dyert të rinjve të varfër”, – tha Berisha. Sipas Berishës, “pr/ligji plotëson dëshirën tuaj për t’u shkolluar sa më pak. Ky pr’ligj është e kundërta e atyre të këshilluar nga Bashkimi Europian. Duhet të respektohet autonomia e pedagogëve. Pa liri akademike nuk ka rezultate”.http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/07/21/arsimi-i-larte-berisha-reforme-anti-kombetare-mbyll-dyert-per-te-varfrit/ARBJAN MAZNIKUPanorama, 9 Prill 2015 (http://www.panorama.com.al/replike-me-profesor-fugen/) Shkrimi i Prof. Artan Fuges tek Panorama – kliko ketuLexova me vëmendje dhe respekt një shkrim të profesor Artan Fugës, postuar në “Facebook”-un e tij, e botuar më pas nga gazeta “RD” dhe të tjera syresh. U pezmatova nga gjuha dhe logjika, ndaj u shtyva të shkruaj këta rreshta. Profesorit ose i ka marrë koka erë, ose kemi të bëjmë me një rast të rëndë të pandershmërisë akademike. E them këtë të dytën, pasi shkruan në tekst (siç do të argumentoj pikë për pikë më poshtë) që disa gjëra në ligj nuk janë. Ndërkohë që janë të shkruara e zeza mbi të bardhë, të qarta, eksplicite, pa keqkuptime. Mund të jetë që profesori nuk e ka lexuar hiç ligjin dhe flet mbi opinione, fjalë të dëgjuara aty-këtu. Në këtë rast do të ishte shumë e dhimbshme për mua të pranoja që një profesor i nderuar ia lejon vetes që të shprehet e të dezinformojë njerëz që i besojnë atij dhe titullit që ka, pa e pasur bërë siç duhet detyrën e akademikut. Të jetë informuar në detaj, të ketë peshuar vlerën e secilit argument e më pas të shprehë mendimin e tij mbi çështjen. Nuk do të shqetësohesha e as nuk do shkruaja nëse thjesht gjykimet e profesor Fugës do të binin ndesh me tonat. Jetojmë në një vend të lirë dhe të menduarit ndryshe është një vlerë për shoqërinë. Por të thuash të pavërteta të provueshme është keqpërdorimi më i madh që mund t’u bëhet vlerave akademike. Për këtë dhe për respektin që kam për profesor Fugën, shpresoj shumë të jetë rasti i parë, ai i marrjes koka erë. Shpresoj që nën shtytjen e emocioneve, inateve apo keqinformimit të jetë nxituar e të ketë shkruar gjëra pa i peshuar siç duhet. Kësaj i gjendet dermani. Koha provon të kundërtat e qartëson dhe qetëson gjërat. E kundërta do të qe vërtet e dhimbshme e do të ngrinte pikëpyetje më të mëdha. Po merrem më poshtë me pikat që ngre profesori për të argumentuar sa më lart. Në pikën 1 thotë “Ekzistenca e disa agjencive shtetërore, që do të kenë në dorë të gjitha vendimmarrjet përfundimtare”.Është një argument i pavërtetë. Agjencitë janë tashmë, funksionojnë dhe bëjnë funksione të ngjashme. Më poshtë secila e shpjeguar; APAAL – Agjencia e Akreditimit është aty, dhe në modelin e agjencive simotra merr përtej funksionit të akreditimit një funksion më të gjerë; atë të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Nga një strukturë sugjeruese siç është tani, ku vendimet e bordit ishin sugjerime për ministrin, ajo kthehet në një agjenci vërtet të pavarur, me vendimmarrje sovrane. Pra, vendimet e bordit të akreditimit tani janë përfundimtare, jo sugjerime për ministrin, siç është në ligjin ekzistues. Zgjerim autonomie, pavarësi nga Ministria, liri për sistemin. Neni 14, pika 2 thotë: Bordi merr vendimin përfundimtar mbi akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve që ato ofrojnë.QSHA, Qendra e Shërbimeve Arsimore, është evoluimi i Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Lehtëson procesin e aplikimit për studentët, mban regjistrin kombëtar të studentëve, i informon në mënyrë të sintetizuar për programet që ofrohen, organizon maturën – siç bën dhe tani, organizon provimet e shtetit, siç bën edhe tani. Një qendër shërbimi që ka për synim t’u lehtësojë jetën nxënësve dhe studentëve, duke i mbledhur shërbimet qeveritare në një pikë të vetme, të thjeshtë dhe transparente. Si Qendër shërbimesh nuk ka asnjë funksion vendimmarrës, ndaj dhe nuk ka si të jetë në fokusin e shqetësimit të përqendrimit të pushtetit. Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) është evoluim i Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), e cila, siç dhe shprehet qartë në pikën 1 të nenit 11 “ka për detyrë kryesore shpërndarjen e fondeve për programet e kërkimit shkencor mbi bazën e projekteve të paraqitura prej institucioneve të arsimit të lartë dhe institucioneve të kërkimit shkencor në fushat e shkencave natyrore, inxhinierike dhe teknologjike, mjekësore, bujqësore, sociale dhe humane”. Një funksion i ri, që deri më tani nuk kryhej nga askush, pasi nuk kishte fonde të dedikuara për kërkimin shkencor në universitete. Këtu nuk ka përqendrim; ka krijim mundësish të reja për kërkimin shkencor. Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL), siç parashikohet në nenin 10 të ligjit “ka për detyrë kryesore shpërndarjen e fondeve publike për mbështetjen e veprimtarisë së institucioneve publike të arsimit të lartë; mbështetjen me bursa studimi për studentët e shkëlqyer me notë mesatare maksimale nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë, studentët në programet e studimit në fusha prioritare dhe studentët nga shtresa sociale në nevojë; si dhe garantimin e skemës së kredive studentore”.Ndërkohë që në pikën e tij 12, profesori shkruan “Nuk specifikohet se cila është instanca që shpërndan grantin për fusha të ndryshme të shkencës, mësimdhënies, kërkim-zhvillimit”. Me sa duket, profesorit i kanë shkarë pa lexuar nenet 10 e 11 të ligjit. Në pikën 2, profesori thotë – Njohja nga ligji e disa tipologjive të institucioneve të arsimit publik si universitetet, akademitë, kolegjet universitare dhe kolegjet profesionale, krejt të paspecifikuara për legjitimitetin dhe dobinë e tyre; – Neni 17- deri në nenin 20 shpjegojnë me detaje se si dhe pse janë të organizuara institucionet në këto forma. Kjo sjell jo vetëm fleksibilitet, por edhe një mundësi që institucionet sipas formës të kenë profile të ndryshme, por edhe standarde përkatëse. Që të mos kthehemi aty ku e gjetëm situatën, ku diplomat shkëmbeheshin me tallash, por edhe për të siguruar fleksibilitet, 4 format e organizimit janë produkt i eksperiencës më të mirë ndërkombëtare, por edhe i historikut institucional në vend. Në pikën 3, profesori flet për organizimin e brendshëm të IAL-eve. Këtu ligji sjell disa ndryshime të mëdha, duke e çuar fuqinë vendimmarrëse drejt departamentit, siç dhe është kërkuar prej shumë vitesh nga shumica e stafeve akademike. Për më shumë i është lënë një liri e madhe vetë IAL-eve, që nëpërmjet statuteve të tyre të vetërregullojnë funksionimin e brendshëm. Vetëm korniza organizative vendoset në ligj dhe për këtë janë përdorur modelet më avangardë të organizimit të brendshëm të IAL-eve. Fuqi në departament, më pranë studentit, më pranë lektorit të thjeshtë. Kjo mund të mos u pëlqejë shumë shefave, por siç thotë me të drejtë profesori “që nga 4 korriku i 1789-s, pushteti i tyre buron nga poshtë, jo nga statusi i privilegjuar”. Në pikën 4 flet për pabarazi diskriminuese midis IAL-eve private dhe atyre publike. E kundërta është e vërtetë. Ligji sjell një standardizim funksional midis institucioneve. Shumë nga kritikët janë shprehur që nuk shohin shumë rregullime për IAL-e jopublike. Kjo pasi, për ta, përveç pak rasteve kur është parashikuar ndryshe, vlejnë të njëjtat rregulla si për ato publike. Kjo është ndërtuar nën frymën se shteti duhet t’i garantojë qytetarët për cilësinë e shërbimit të ofruar, pavarësisht se kush është ofruesi. Veçanërisht në ofrimin e një të mire publike, siç është arsimi i lartë. Në pikën 5 atakon “dyzimin” mes trupës akademike dhe asaj administrative në IAL. Ndërkohë që reforma synon të fokusojë akademikët në punën e tyre akademike dhe t’i mbështesë me administratorë të specializuar për të kryer detyrat menaxheriale. Nuk gjej dot asnjë arsye të mirë pse një akademik nuk do donte të fokusohej në punën akademike dhe t’ia linte punët administrative dikujt të profilizuar në atë fushë. Ky për shumë është një njeri që vetëm zbaton një projektbuxhet, që është ndërtuar nga vetë departamentet dhe që propozohet nga senati akademik, siç thotë dhe neni 48, pika 1, paragrafi c). Me tej, neni 37 i ligjit, ndryshe nga sa thotë profesori, ka plot 15 pika që janë përgjegjësi e senatit, të plota të qarta. Në ligj është trupëzuar bindja që senati akademik është shpirti dhe mendja e universitetit, madje pika gj) e këtij neni i njeh të drejtën senatit për të përzgjedhur përfaqësuesit e tij në Bordin e Administrimit. Madje, përfaqësuesit e senatit mundet në plot raste të përbëjnë shumicën e anëtarëve të Bordit të Administrimit. Ky nuk është një model që kemi shpikur ne. Është skema e shumicës së modeleve qeverisëse të universiteteve në vendet e zhvilluara. Madje, në më shumë se 24 modele me drejtim dual që kemi parë, përfaqësuesit e senatit nuk janë asnjë rast kaq shumë të përfaqësuar në bordet e administrimit. Në pikën 6 thotë që “fut ndërhyrjen vendosëse të ministrit të Arsimit në rregulloret e brendshme”. E pavërtetë. E kundërta është e vërtetë. Ligji i jep fund morisë së udhëzimeve që dilnin nga Ministria e Arsimit dhe i jep liri vetë IAL-eve për t’u rregulluar. Pikat c) dhe d) të nenit 37 thonë se senati akademik “c) Miraton statutin e institucionit të arsimit të lartë me dy të tretat e votave të anëtarëve të tij, pasi të jetë marrë miratimi paraprak i Bordit të Administrimit; d) Miraton rregulloret e institucionit dhe aktet e tjera sipas përcaktimeve të bëra në statut;Do t’i kenë shkarë edhe këto pika profesorit. Në pikën 7 profesori thotë “Po ashtu nuk tregohet se kush vendos për numrin e studentëve të pranuar, mbi kuotat e vendeve të punës të hapura për pedagogë, mbi çfarë kriteresh bëhen pranimet pas përfundimit të studimeve në shkollën e mesme, kush përcakton çmimet e regjistrimit, dhe a i përdor dot apo jo universiteti fondet nga pagesat për regjistrim etj.”Përgjigjja për këtë është në nenin 24, të quajtur Departamenti, i cili thotë “Departamenti propozon programet e studimit, si dhe numrin e studentëve për çdo program, në përputhje me kapacitetet akademike dhe infrastrukturore të tij, sipas standardeve të cilësisë.Departamenti propozon kriteret e pranimit të studentëve për secilin program studimi, në përputhje me përcaktimet e këtij ligji dhe të akteve nënligjore. Departamenti përzgjedh studentët fitues, të cilët miratohen nga drejtuesi i njësisë kryesore, sipas procedurave të përcaktuara në statutin dhe rregulloret e institucionit të arsimit të lartë.”Ndërsa për stafin akademik, së pari neni 3, pika 4, paragrafi ç) thotë “Autonomia organizative dhe e përzgjedhjes së personelit garantohet nëpërmjet së drejtës për të caktuar në mënyrë të pavarur numrin e personelit, kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes së tij, si dhe për të përcaktuar pagat e personelit, në përputhje me formën e institucionit”. Ndërsa neni 63 shprehet: “Kriteret e punësimit të personelit akademik me kohë të plotë përcaktohen nga njësia bazë, bazuar në nevojat e kësaj të fundit, dhe miratohen nga rektori”.Pra, ndryshe nga sa thotë profesori, në ligj “tregohet”, madje qartë, pa keqkuptime. E për më shumë, ndryshe nga siç ndodh tani, ku të dyja këto vendimmarrje janë të përqendruara në MAS, ligji i ri ua delegon këtë tagër vetë IAL-së. Vetëm përqendrim nuk ka këtu. Në pikën 8 flitet për kufizim të mekanizmave ekonomikë. Këtu ka një keqkuptim të përgjithshëm, ku kërkohet që ligji të lejojë gjëra. Ndërkohë që, si parim, çdo gjë që nuk ndalohet nga ligji, lejohet. Por, përveç këtij parimi të përgjithshëm, ka disa çështje që pasi i ndalohen nga ligje a dispozita të tjera të përgjithshme, ky ligj i lejon për IAL-et posaçërisht. Për shembull, profesori thotë në këtë pikë “Ka të drejtë universiteti publik të marrë hua në banka brenda dhe jashtë vendit? Asgjë nuk thuhet”; Ndërkohë që neni 113 i ligjit thotë “Institucionet publike të arsimit të lartë kanë të drejtën e marrjes së kredive për zhvillimin e tyre institucional dhe infrastrukturor.” Pra, thuhet qartë. Por ndoshta profesori nuk ka mbërritur ende te neni 113. Pika 9 thotë se ligji pengon rinovimin e programeve mësimore. E kundërta është e vërtetë. Për rinovimin e programeve mësimore në ligjin ekzistues duhet marrë gjithmonë miratimi i MAS dhe APAAL, ndërkohë që në ligjin e ri ky rinovim deri në masën 20% mund të bëhet nga vetë IAL dhe vetëm të informohet MAS. Një risi në lirinë për universitetet. Pika 10 dhe 11 flasin për dhënien e titujve. Një tjetër risi e madhe e ligjit, pasi ishim i vetmi vend në Europë që e kishim ende të përqendruar në Ministri dhënien e titujve. E delegojmë këtë te vetë universitetet. Sulmi ndaj kësaj pike më ngjan me nostalgjinë për prangat. Në pikën 15 flet, për shembull, që nuk jep kriteret për laicitetin e arsimit të lartë apo autonominë e territorit, ndërkohë që neni 5, pika 1, paragrafi dh) dhe e) thonë shteti “garanton paprekshmërinë e institucioneve të arsimit të lartë dhe të territorit të tyre. Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë” apo shteti “Garanton laicitetin e institucioneve të arsimit të lartë publik dhe mospërdorimin e simboleve fetare prej tyre.” Pra, i thotë qartë. Sa më lart, vlen për secilën nga pikat e nuk po zgjatem më tej për të mos e lodhur lexuesin me secilën prej tyre. Vërtetimet e mësipërme janë më se të mjaftueshme për të bindur çdo lexues të arsyeshëm që kemi të bëjmë në rastin më të mirë me një keqinformim. Keqinformimi në vetvete është i padëmshëm, por i amplifikuar nga zëri i një profesori, më shumë sesa t’i bëjnë zhurmë reformës, është tregues i nevojës së madhe që arsimi i lartë ka për këtë reformë. *Zv.ministër i Arsimit dhe Sporteve http://www.reporter.al/arjan-gjonca-zbatimi-i-ligjit-kyc-per-reformen-e-arsimit-te-larte/INTERVISTE3 Shk 2015 Arjan Gjonça: Zbatimi i ligjit kyç për reformën e arsimit të lartë Në një intervistë për BIRN, kryetari komisionit për reformën e arsimit të lartë, shprehet se zbatimi ligjit më përpikmëri dhe ndryshimi i mendësisë së individëve të përfshirë, janë thelbi i suksesit për reformën në arsimin e lartë. Autor: Ben Andoni | BIRN | Tiranë   Arjan Gjonçaj, duke folur gjatë prezantimi të raportit përfundimtar të reformës së arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Shqipëri, mbajtur në hotel Sheraton. | Foto nga : Franc Zhurda/LSA I nderuari profesor, cilat janë prioritetet e modelit anglo-sakson, që u zgjodh për draftin e Reformës së Arsimit të Lartë në Shqipëri? Me vjen keq të konstatoj që ka një keqpërdorim të termit “Model”, dhe më tej edhe atij “anglo-sakson”, si në debatet gjatë hartimit të Raportit për Reformën, ashtu edhe në konsultimet e bëra në çdo IAL. Në arsimin e lartë ne flasim për sisteme të ndryshme të edukimit, jo modele. Një sistem i arsimimit të lartë ka tre elemente kryesore: Hallka e parë e një sistemi janë institucionet e arsimit te lartë, publike apo private, universitetet apo akademitë, fakultetet dhe departamentet e tyre, pedagogë e studentë. Hallka e dyte janë organizmat që financojnë dhe menaxhojnë arsimin e lartë, që mund të jetë shteti, privati, industria, bashkia, donatorë e të tjera institucione. Hallka e fundit janë rregullat që e rregullojnë veprimtarinë dhe sjelljen në institucionet e arsimit te larte dhe individëve në arsimin e lartë, qofshin pedagogë apo studentë, investitorë apo financues. Kombinimi i këtyre tre aspekteve përben sistemin. Ne këtë prizëm çdo sistem është unik, si ai anglez, amerikan, francez apo italian. Madje ka edhe sisteme të ndryshme brenda një vendi. Në reformën që ne rekomanduam ne Shqipëri u mbështetëm kryesisht në sistemin britanik, duke pasur parasysh disa faktorë favorizues. Se pari është padyshim sistemi me i suksesshëm në botë për sa i përket “output per money”, pra është sistemi që prodhon më shumë punë kërkimore shkencore për investim publik në të dhe nga diplomat më të njohura dhe më të suksesshme në botë. Së dyti është një sistem që i ka mbijetuar kohës dhe krizave të ndryshme ekonomike për arsye të autonomisë së tij si në aspektin organizativ edhe financiar. Së treti, është një sistem që e ka shumë të lidhur punën kërkimore shkencore dhe mësimdhënien në çdo institucion, çdo departament dhe në çdo individ. Së katërti është një sistem që ka mbetur publik, pra nuk ka fitim për individë apo grupe individësh nga sistemi. Për më tepër sistemi është aq i suksesshen sa vetë shumë vende europiane po përpiqen të implimentojnë aspekte të tij. Vetë Bolonja ishte një lëvizje drejt këtij sistemi nga ana e vendeve europiane. Te mos harrojmë që sistemet nuk kopjohen por implementohen ne përshtatje me kushtet specifike. Në këtë prizëm tradita universitare në Shqipëri u respektua dhe u mishërua në reformë. Disa nga prioritetet e këtij sistemi që janë implementuar në këtë reformë janë gërshetimi i punës kërkimore shkencore me atë te mësimdhënies; futja e konkurrencës në çdo hallkë të sistemit; implementimi i parimit te mundësive të barabarta; diversifikimi i financimit në institucionet e arsimit të lartë; rritja e autonomisë te IAL-ve në të gjitha nivelet e saj;krijimi i mekanizmave shtytës si dhe atyre të kontrollit dhe balancave, e shumë aspekte të tjera organizative, të cilat pasqyrohen në detaje në Raportin Përfundimtar. Pse kanë dështuar deri tani, sipas jush, reformat në arsim? Çdo reformë ka për qëllim përmirësimin e arsimit të lartë, edhe ligjet e mëparshme e kanë pasur këtë si qëllim. Në raport unë e theksoj që në fillim që ka disa aspekte të suksesit të një reforme. E para zbatimi i ligjit. Çdo qeveri që implementon një reforme duhet të sigurojë zbatimin me përpikmëri të ligjit. Më vjen keq ta them që siç treguan dhe masat e fundit të Ministrisë së Arsimit ky zbatim ka munguar deri më sot. Eshtë shumë e rëndësishme që zbatimi i reformes sonë në arsimin e lartë duhet të monitorohet në mënyrë të pavarur dhe të vazhdueshme. Se dyti është ndërhyrja në vizionin e reformes/ligjit. Fatkeqësisht në ligjet e mëparshme të arsimit të lartë është ndërhyrë me shumë nene, akte ligjore, apo vendime qeverie sa është vështirë të kuptosh vizionin e vetë reformës siç ishte parashikuar. Shembull për këtë është ligji i 2007 për arsimin e lartë që, megjithëse jo në përputhje me vizionin e kësaj reforme, ishte një ligj i mirë. Implementimi i tij u masakrua në vitet në vazhdim nga vete qeveria që e hartoi. Së treti, që për mua është më e rëndësishmja, është ndryshimi i mendësisë së individëve të përfshirë në arsimin e lartë. Kjo është shumë e vështirë dhe mund te arrihet më ngadalë, por duhet të krijohen mekanizmat që të ndryshojë kjo mendësi. Kjo reformë i ka kushtuar shumë rëndësi mekanizmave qe garantojnë këtë ndryshim. Një tjetër element qe përkon me këtë ndryshim është edhe fakti se si hartohet dhe implementohet një reforme, sa gjithëpërfshirëse është ajo, sa e gjejnë veten në të aktorët kryesore. Kjo reformë për here të parë perfshiu të gjithë aktorët e interesuar të arsimit të lartë që nga pedagoget e deri tek studentët, dhe mendoj që të gjithë kanë një pjesë në ketë reformë. Kjo gjithëpërfshirje do të krijojë një frymë të re në implementim dhe duhet të vazhdojë në të njëjtën formë masë dhe ritëm. A mendoni se Reforma vendos në kushte të njëjta mundësitë si për Publikun dhe Privatin? E them me bindje qe po. I vendos në kushte të njëjta në të gjitha aspektet e arsimit të lartë. Mbi të gjitha në aplikimin e të njëjtave standarde si ne mësimdhënie edhe në kërkim shkencor, si ne standardin e pedagogeve dhe në atë të infrastrukturës së arsimit të lartë. Mbi të gjitha kjo reformë vendos parimin e konkurrencës në të gjitha nivelet e arsimit e lartë, që nga zgjedhja qe bën studenti e deri tek konkurrimi për kërkim shkencor i pedagogut. Sidoqoftë e reja e kësaj reforme është që propozon një tip të ri universiteti publik me autonomi të theksuar dhe të drejta të garantuara. Kjo reformë parashikon që ky universitet të jete mbizoteruesi në të ardhmen dhe të krijohet mundësia qe si universitet shtetërore të sotme dhe ato private tu krijohet mundësia të konvertohen në këtë “universitet te ri publik jo fitimprurës”. Profesor, ka pasur shumë ankesa sa i përket hallkave që kishin të bënin me karakterin e autonomisë. Në draftin përfundimtar falë rezistencës që erdhi nga Këshillat e Fakulteteve, Forumi për Liritë Akademike si dhe nga angazhimi i studentëve dhe pedagogëve ky raport u normalizua. A do ta respektojë ligji, frymën e draftit përfundimtar të paraqitur? Më vjen keq që përsëri konstatoj një keqinterpretim të asaj që ka ndodhur. Flisni për rezistencë, dhe që te ketë një të tillë nënkuptoni që kishte një “luftë”, që kishte kampe të kundërta që kërkonin dhe mendonin diametralisht kundër. Jo kjo është gabim. Ky ishte një proces i cili për herë të parë në Shqipëri respektoi të gjitha rregullat e politikë-bërjes, dhe për këtë jemi krenar. Në këtë proces raporti i parë që kishte parimet kryesore shërbeu për te hapur debatin dhe për të përfshirë të gjithë aktoret, dhe ia arriti qëllimit. Më lejoni të theksoj debati ndihmoi shume ne qartësimin dhe në përmirësimin e reformës, por vizioni nuk ka ndryshuar nga raporti i parë. Ne drejtim te autonomisë ne kemi qenë të vendosur që ajo vetëm duhet te rritet. Ne raportin përfundimtar u vendos që kjo të ishte më e qarte dhe më e reflektuar. A do ta respektojë ligji këtë reformë, shpresoj që po. Nëqoftëse jo unë do jem i pari ta kritikoj. Ka një paradoks kjo reformë për sa i përket aspektit menaxherial dhe ky qëndron në faktin se qeveria nga njëra anë do të pakësojë kontributin e vet buxhetor për arsimin e lartë, e nga ana tjetër do të shtojë kontrollin mbi menaxhimin e të ardhurave? A është i vërtetë ky konstatim? Jo aspak, është konstatim i gabuar në dy drejtime. Se pari reforma parashikon rritjen e financimin shtetëror. Ne raport thuhet qartë dhe hapur që investimi aktual në arsimin e lartë është shumë i ulët në krahasim me vendet e zhvilluara por edhe fqinjët e rajonit. Nëqoftesë kjo qeveri do ta ulë financimin në arsimin e larte atëherë nuk do te ketë sukses në implementimin e kësaj reforme. Reforma parashikon diversifikim e financimit ëe tu japë mundësi institucioneve të arsimit të lartë të rrisim autonominë financiare dhe ti bëjë ato më te qëndrueshëm për zhvillimin e tyre në të ardhmen dhe të garantojë rritje cilësie. Se dyti konstatimi është i gabuar se organizimi strukturor i IAL-ve garanton autonomi akademike, misioni por edhe financiare të këtyre IAL-ve. Kjo duket qartë në përbërjen dhe përzgjedhjen e bordit administrativ; në ndarjen e qartë të roleve midis anës akademike dhe asaj menaxheriale. A duket se ende edhe në këtë draft ka pak mundësi për kërkimin shkencor? Më vjen keq por edhe ky është konstatim i gabuar dhe për do të ndalem më gjatë se e kam shumë për zemër, dhe është pikë e rëndësishme e rritjes së cilësisë së arsimit të lartë. Vetëm kur të kemi pedagogë të bashkmatshëm nga ana e punës kërkimore shkencore me botën mund të themi që kemi arritur implementimin e plotë te reformës. E para për herë të pare puna e IAL-ve, fakulteteve, dhe pedagogëve do të matet me tregues të qartë për kërkimin shkencor. Kjo e fundit është shumë e mishëruar në rekomandimet për punën/kontratën e çdo pedagogu, dhe mbi të gjitha në promovimin e tij. Për herë të parë janë krijuar mekanizma shtytës që pedagogu të jetë i interesuar të bejë punë shkencore se e para e ndihmon atë në promovimin më të shpejtë dhe e dyta e ndihmon edhe në rritjen e të ardhurave të tij/të saj. Për herë të parë po krijojmë një agjensi te mirëfilltë për financimin e punës kërkimore shkencore që të ketë të njejtën rëndësi si gjithë agjensitë e tjera në këtë sistem. Kjo agjenci do të shpërndaje fondet e kërkimit shkencor mbi baze aplikimi dhe merite, pra e hapur për çdo pedagog, departament, apo grup pedagogesh dhe departamentesh. I është rekomanduar qeverisë që të rrisë kuotën e financimit të këtij investimi dhe të kizojë gjithë punën kërkimore shkencore kryesisht nëpërmjet institucioneve te arsimit të lartë. Në kërkimin shkencor i jemi larguar monopolit te disa institucioneve që përqendrojnë gjithë të ardhurat e punën kërkimore, ku nuk ka kritere matëse dhe vlerësuese dhe qe i ktheu këto institucione në mjedise të vegjetizmit pseudo shkencor. Ai sistem ka mbaruar me këtë reformë sepse ka treguar që nuk është efektiv, jo vetëm në kushtet e Shqipërisë, apo të vendeve të ish bllokut komunist, por edhe në vende më të zhvilluara.  Dokument: Vërejtje të disa fakulteteve të Universitetit të Tiranës DOC & PDF Disa fakultete të Universitetit të Tiranës kanë dërguar në Ministrinë e Arsimit vërejtjet e tyre në lidhje me projekt-ligjin e arsimit të lartë të propozuar nga qeveria. Fakulteti i Juridikut duket që ka komentuar gjerazi dhe cilësisht duke verifikuar përputhjen e parimeve kushtetuese me propozimet e qeverisë. Pyes se pse nuk e kanë hedhur në gjyq ligjin e mëparshëm për disa prej neneve, duke qenë se argumentimi kushtetues është i njëjtë. Disa fakultete si ai ekonomikut nuk duket se kanë dalë me një mendje nga mbledhja e tyre. Diku qortojnë cënimin e autonomisë, pastaj kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për hollësi që i përkasin atyre (forma e programit të studimit apo përmbajtja). Kjo do të thotë se ka përplasje ndërmjet (1) parimeve të autonomisë që gjenden në literaturë apo në përvojat e praktikat ndërkombëtare, (2) të përkufizimit të papërcaktuar në kushtetutë, (3) të pritshmërisë së kushtëzuar nga tradita shqiptare dhe (4) të politikave të qeverisë. Politikat e qeverisë duhet pra të kënaqin njëkohësisht gjithë këta elemente për tu përligjur. Shumë e vështirë. Përfshirja e aktorëve të ndryshëm e vështirëson më tej këtë proces. Ca më shumë, politikat nisen nga problematikat dhe jo vetëm nga vlerat e qëndrimet e të interesuarëve. Si duhen pra përkufizuar problemet në Shqipëri: si probleme të autonomisë? qeverisjes? financimit? përfshirjes e demokracisë? Qeveria duhet pra njëkohësisht të gjej zgjidhje problemeve, duke marrë parasysh vlerat e problemet e gjithsecilit aktor të përfshirë. Matrica e variablëve ndërlikohet më tepër kur në përkufizimin e problemeve ka konflikte ideologjike që reflektohen në zgjidhjet e propozuara (më shume apo më pak shtet, apo qëndrime teorike asgjësjëllëse si neoliberalizmi etj.).Tjetër problem është mospërfshirja e universiteteve rajonale që kanë të tjera problematika nga ai Tiranës (për konformizëm ose paaftësi). Por edhe brenda UT problemet janë të ndryshme, sipas përvojave të dekanëve (më shumë apo më pak liri nga rektorati në politikat e punësimit etj.). P.sh. nga fakulteti i  shkencave sociale nuk ndihet njeri në UT, p.sh. mbi programet e mësuesisë së propozuar nga qeveria. Ky fakultet historikisht është fshehur në përplasje me qeverinë, pse të gjithë janë të përfshirë në këshilla, borde e të tjera qype mjalti të qeverisë.  31 Janar, 2015 http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/deklarata-per-shtyp/projektligj-i-ri-per-arsimin-e-larte-me-gjitheperfshirje-duke-siguruar-autonomi-pergjegjshmeri-dhe-transparenceProjektligji për Arsimin e Lartë, që po diskutohet është produkt i një procesi unik gjatë gjithë historisë së arsimit të lartë, ardhur pas një konsultimi të gjatë me të gjithë aktorët dhe grupet e interesit.Draft-ligji është produkt i punës së një komisioni ekpertësh të pavarur, larg interesave politike, gjithpërfshirës dhe profesional. Ne jemi të ndërgjegjshëm që si çdo reformë reale, që sjell ndryshime rrënjësore, ajo nuk mund të jetë një reformë 100% konsensuale. Ndryshe nga pseudo reformat e të shkuarës, kjo nuk është një reformë e partisë në pushtet për partinë në universitet, nuk është reform e të zgjedhurve të politikës për të shkëmbyer privilegje me të zgjedhurit e trupës akademike. Kjo është një reformë për studentin dhe për prindërit e tyre. Një reformw që synon t’i japë vlerë mundit, kohës, dhe financave të familjeve dhe taksapaguesve duke siguruar që Institucionet e arsimit të lartë të ofrojnë dije dhe cilësi. Kjo është është padyshim reforma më e papolitizuar në këto 20 vjet, dhe çdo tentativë për ta ndryshuar këtë është mjerane. Drafti sjell ndryshime rrënjësore të hapsirës së arsimit të lartë në vend, duke synuar rritjen e cilësisë dhe krijuar një balancë të re midis zgjerimit të autonomisë, mekanizmave të kontrollit të cilësisë, dhe përmbushjes së përgjegjësi kushtetuese për të drejtën për arsim. Projektligji rrit ndjeshën autonominë universitare në vend, duke deleguar kopetenca nga Ministria drejt vetë institucioneve, vendimarrjet e rëndësishme, mbi kuotat dhe kriteret e pranimit të studenëve, mbi numrin dhe pagat e stafit akademik, mbi tarifat e studimit dhe buxhetet e universiteteve. Ky ligj është i pari kantier i autonomisë reale. Për ne autonomi nuk është vetëm e drejta për zgjedhur trupat akademikë. Autonomia në këtë ligj shtrihet në fushën e financimit, dhe organizimit të brendshëm dhe ajo vjen natyrshëm së bashku me përgjegjshmërinë për transparencë, llogaridhënie ndaj publikut dhe sigurim të standarteve të cilësisë. Autonomia nuk është qëllim në vetvete por një instrument për të siguruar cilësinë, konkurrencën, meritën dhe transparencën. Autonomia nuk nënkupton heqjen dorë nga transparenca dhe as nga përgjegjësia kushtetuese e Qeverisë për të siguruar qytetarët për arsimin, cilësinë e tij, financimin dhe institucionet ofruese. Ministria e Arsimit falenderon të gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë, që kanë përcjell tek ne vërejtjet e tyre për projektligjin. I sigurojmë ata që çdo vërejtje do të shihet me të njëjtin përkushtim dhe seriozitet që kemi dëgjuar çdo vërejtje gjatë gjithë këtij procesi. Madje në këto momente komisioni është mbledhur tashmë dhe po këqyr një nga një të gjitha vëretjet e dërguara dhe po punojmë bashkarisht për detajet e fundit që janë objekt diskutimi, për t’a përmbyllur dhe jetësuar reformën. Prof. dr. Artan Fuga polemizon me një deputet të Partisë Demokratike, z. Luciano Boçi. Ky i fundit në një sprovë të publikuar në gazetën Panorama, mbështet rezervat e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Prof. Fuga i kujton deputetit se për rolin që ka, kuvendi për këtë diskutim është në komisionet parlamentare dhe ket formale. Gjithashtu sipas Prof. Fugës, Boçi fillimisht duhet të sqaroj pozicionin e tij në lidhje me problematikat e politikat e mëparshme të Partisë Demokratike gjatë qeverisjes së saj.   Artan Fuga, 01 Shkurt, 2015 Titull: Një këshillë deputetit demokrat, Luçiano Boçit http://www.pol-al.com/nje-keshille-deputetit-demokrat-luciano-boci/ Nga shtypi mora vesh për deklaratën e zotit Luçiano Boçi, në emër të partisë demokratike, e cila mbështet qendrimin kritik të senatit të Universitetit të Tiranës ndaj projekt-ligjit për arsimin e lartë. Kërkoj ndjesë ndaj zotit Luçiano Boçi, ndonëse nuk e njoh personalisht, sepse nuk jam edhe as anëtar senati, veçse pedagog, por i shpreh mendimin tim sinqerisht se deklarata e tij është etikisht e pagjetur, politikisht e gabuar dhe kulturalisht pa vend. Politikisht e gabuar. Përse? Sepse partitë politike nuk kanë për rol të vendosen pas qendrimeve të stafeve akademike. Përfaqësuesit e tyre në Kuvend, në komisione, etj., janë atje për të bërë debat politik me palët kundërshtare dhe të qendrojnë atje në pozitat që deklarojnë. Debatin ta bëjnë mes tyre dhe jo duke mbështetur a kundërshtuar deklarata të operatorëve jopolitikë, e të vendosen pas tyre. Ata duhet të propozojnë dhe paraqesin një kundër – projekt që nuk po shihet duke shkaktuar inaktivizim. Qendrimi politik duhet të mbahet atje nga instancat e partisë dhe të grupit parlamentar me qendrime konkrete, jo me deklarata për shtyp përpara sesa ligji të paraqitet në Kuvend. Përse ky nxitim e kjo mbështetje flak e zjarr, brenda një çasti??? Etikisht e pagjetur. Përse? Sepse përpara sesa të bëjë kritikën e projekt-ligjit, është me vend të shihet se çfarë problemesh janë akumuluar nga e kaluara, sesi universitetet dhe dija universitare është katandisur, sesi është rritur papunësia e studentëve pas shkolle e diplomimi, sesa këpurdha gjoja universitare janë përhapur dhe duhet bërë një qendrim autokritik i fortë duke parë edhe arritjet edhe të metat e këtyre viteve. Për të parë përpara pa pikë ndroje, por duke e parë situatën në sy sesa e rënduar dhe dramatike është bërë në këto vite. Kulturalisht pa vend. Përse? Sepse pritet që përfaqësuesit e partisë demokratike në Kuvend ta lexojnë ligjin, ta studjojnë atë, të paraqesin institucionalisht dhe publikisht kritikat e tyre, dhe pastaj të shohin sesa përputhen ose jo qendrimet e tyre jo vetëm me qendrimet e senatit por edhe me ato të profesoratit në përgjithësi. Si qenkan dakord publikisht me senatin, kur ende publikisht nuk janë pozicionuar për projekt-ligjin? Nuk ka nevojë që ad hoc dhe apriori të vendosen superpozime të nxituara mes qendrimeve të profesoratit dhe të partive politike. Gjej rastin të shpreh mendimin tim individual se ky projekt – ligj është nja dhjetë herë më i rëndësishëm për fatet e kombit sesa ai i organizimit territorial, i punonjësit publik, dhe shumë më i rëndësishëm se çdo shenjë dhune në Kuvend. Rasti është që për të të kërkohet jo vetëm një votim konsensual, ose të mos votohet fare, por edhe të insistohet që në Kuvend të vijnë masivisht profesorë dhe studentë që nga tribuna e tij të shprehin idetë dhe propozimet e tyre. Këtë gjë e bëni dot, apo jo në mirëkuptim me shumicën ose kundër saj? Kjo është çështja. Kurse për të tjerat më duket se janë ngatërruar portat, ideja nuk është që opozita të përkrahë ad hoc senatin, por pasi të ketë qendrimin e vet për ligjin, ta zhvillojë betejën politike në Kuvend. Ndërkaq dihet afërmendsh që të gjithë kritikët e këtij projekt-ligji që mban aromë të vjetër e tejkaluar nga koha, do të kërkojnë dhe gjejnë brenda Kuvendit, të gjithë aletatët e mundshëm që i mbështesin pavarësisht krahut të tyre politik, po sikurse dihet që hapësira demokratike e veprimit, mendimit dhe shprehjes është sa brenda atij Kuvendi po edhe aq jashtë tij në gjirin e shoqërisë civile. Titull: Arsimi i lartë është reformë për studentëtGazeta Panorama,  1 Shkurt 2015 (http://www.panorama.com.al/2015/02/01/arsimi-i-larte-mazniku-eshte-reforme-per-studentet/) Partia Demokratike deklaroi dje se mbështet qëndrimet kundër të Senatit të Universitetit të Tiranës lidhur me projektligjin “Për arsimin e lartë”. Në një deklaratë për shtyp, kreu i Departamentit të Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit në PD, Luçiano Boçi, u shpreh se argumentet e dhëna nga stafet akademike qëndrojnë. “Partia Demokratike i konsideron dhe i gjen të drejta e reale shqetësimet dhe konstatimet e stafeve akademike të UT për shkeljet kushtetuese të autonomisë financiare, akademike e institucionale, për cenimin e parimeve themelore të Kartës së Bolonjës dhe Deklaratës së të Drejtave të Njeriut, për synimin e hapur të kontrollit të plotë qeveritar ndaj universiteteve publike nëpërmjet Bordit të Administrimit dhe rrjetit të agjencive burokratike, për përjashtimin e studentëve nga procesi i vendimmarrjes”, tha Boçi.  Fakulteti i Filologjise ka pergatitur oponencen ndaj projekt-ligjit te Arsimit te Larte. Kritika e tyre ndaj procesit te aplikimit te propozuar nga qeveria eshte e pabazte. Nje agjenci per aplikimin do te lehtesonte pune per universitetin, pasi administrimi i pranimeve ka kosto te larte, perndryshe kjo kosto do te mbulohej nga studentet dhe do te rriteshin tarifat edhe me tej. Gjithashtu universitetet nuk kane deshmuar ende se jane te gatshem te administrojne pranimet. Mjafton te shohesh programet e doktoraturave: vendimi i qeverise del ne janar, pranimet fillojne vite me vonese sepse aq zgjasin pazaret. Me poshte opinioni i Keshillit te Fakultetit te Gjuhes dhe Filologjise. http://fhf.edu.al/mendime_per_draftin.html Këshilli i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, i mbledhur në dt. 29.01.2015, me gjithë kohën e shkurtër të patur në dispozicion,  pasi diskutoi e mori parasysh mendimet e sjella me shkrim nga  departamentet, vlerësoi disa aspekte të këtij drafti dhe, me  synimin e dëshirën për të kontribuar në përmirësimin e disa problematikave të tij, shprehet si më poshtë: Në këtë draft ka një cënim të autonomisë akademike, organizative, dhe financiare, të garantuara nga Kushtetuta, neni 57/7, e kryesisht në këto nene:   Në mënyrë të përmbledhur Këshilli shprehet se:   Pranimet duhet të bëhen nga universitetet. QSHA  nuk mund dhe nuk duhet të merret me çështjen e aplikimeve. Universitetet duhet ta kenë si detyrë të tyre të bëjnë publike kriteret  e pranimeve  dhe nxënësit apo studentët e masterit aplikojnë për t’u pranuar  në ciklet e shkollimit.  Nga ana e saj QSHA mund të ketë për funksion përpilimin e një database  kombëtar me të dhënat e nxënësve që përfundojnë arsimin parauniversitar. Autonomia akademike dhe organizative cënohet përmes këtij modeli të parashikuar për konstituimin e Bordit të Administrimit, i cili përcaktohet si institucioni më i lartë “administrativ” dhe përgjegjës për përmbushjen e misionit të arsimit të lartë në universitet dhe ku në drejtimin e tij, në kushtet e sotme,  ka në përbërje një shumicë anëtarësh nga qeveria (4 +3). Ndërkohë që qeveria nuk cakton asnjë anëtar bordi në universitetet private edhe për to destinohen fondet të buxhetit në projektet shkencore. Universitetet kanë lindur dhe  funksionuar për shkak dhe falë vizionit akademik  dhe jo për shkak të menaxhimit, që do të thotë se organi dhe autoritetit më i lartë në universitet është Senati  dhe Rektori. Ky cënim shkon deri aty, kur ky bord  propozohet të miratojë edhe statutin e universitetit. Propozojmë që bordi  të jetë me shumicë anëtarësh nga universiteti. Gjithashtu, ai duhet të cilësohet vetëm si organi më i lartë administrativ, kurse përgjegjësinë për përmbushjen e misionit të universitetit në arsimin e lartë e ka Senati. Në draft thuhet se shteti vlerëson cilësinë, ndërkohë që cilësia vlerësohet nga agjenca e akreditimit dhe bordi i akreditimit. Agjencia e Akreditimit dhe Këshilli i Akreditimit, si  emërtesë dhe funksion janë nën juridiksionin e qeverisë, pra, nuk janë të pavarura sikundër funksionon kudo në botën e sotme universitare. Mund të merret shembull modeli i Kosovës. Cënimi i autonomisë duket edhe në kompetencat që merr Ministri për ta konsideruar Rektorin si vartës të tij, ndërkohë që Rektori është i zgjedhur  dhe institucioni i tij është autonom me Kushtetutë. Këtë mbrojtje ia jep kushtetuta nga njëra anë, por është shprehur edhe me vendim të  Gjykatës   Kushtetuese,  e cila në 2007 sanksionoi se Ministri  nuk mund të gjykojë veprimtarinë e Rektorit dhe i vetmi ndërmjetës në marrëdhëniet vendimore  është gjykata. Pra, Rektori sipas ligjit mund të dekretohet dhe po ashtu të  shkarkohet vetëm nga Presidenti i Republikës. Këto dy pushtete midis Senatit dhe Bordit, Rektorit dhe Kryetarit të Bordit, bëhen krejt të paqarta dhe gati janë paralele në njësitë  kryesore dhe në njësitë bazë. 2. Ka një  burokraci agjencish e strukturash, gati një Ministri e Arsimit të Lartë, të cilat  jo vetëm  nuk do t’i sjellin të ardhura universitetit, por  do t’i marrin edhe të ardhurat që sot ai realizon nëpërmjet shërbimeve që ai  kryen vetë.  Këto struktura ndërtojnë një sistem burokratik  që i zë frymën aspektit akademik dhe ku liria akademike nuk promovohet dhe nuk del e shprehur të mbrohet në këtë draft. Kjo duket qartë se në të gjithë draftin, në qendër janë më shumë këto struktura burokratike sesa studenti dhe profesori, pa të cilët nuk mund të kuptohet funksionimi i sistemit të Arsimit të Lartë.   Ky numër i madh agjencish nuk përligjet me shumën e subvencioneve që jep Qeveria  nga fondi i pakushtëzuar. Ky fond sot nuk shkon më shumë se 10 muaj paga për  pedagogët  dhe aspak financim për kërkimin bazë dhe shumë pak  financime për projektet. Qeveria  duhet domosdoshmërisht të rrisë buxhetin  për arsimin e lartë, i cili, edhe këtë vit nuk shkon më shumë se afërsisht 0.6 % e PBB. Atëherë si do të funksionojnë financiarisht këto agjenci, të cilat konvertohen në punonjës, struktura etj? Shembulli  më tipik është megastruktura që quhet  QSHA, e cila do të  krijojë  patjetër konfuzion të pashembullt  si edhe mund të kthehet në një burim korrupsioni, pasi i janë lënë  4 funksione  shumë të rëndësishme si: aplikimet për të gjitha ciklet e  studimit, ( bachelor, master, master ekzekutiv) përveç  doktoraturave dhe specializimeve. imatrikullimi dhe database  kombëtar i dokumentacionit provimet e profesioneve të rregulluara rrjeti kombëtar i internetit. Kjo strukturë e propozuar është e pangjashme me modelet më të njohura të universiteteve homologe  evropiane e më gjerë.Vetëm  i sistemi i masterave të  cilët marrin diploma nga pikëpamja e kohës në korrik –vjeshtë ( koha e mbrojtjes së provimeve ) do të hapë shumë probleme në komunikimin  Universitet – QSHA. Mendojmë se QSHA  duhet të ketë si funksion : imatrikullimin dhe database  kombëtar i dokumentacionit si dhe database për rezultatet e shkollave të mesme. provimet e profesioneve të rregulluara Aplikimet për të gjitha ciklet e  studimit të kryhen pranë  universiteteve sipas modelit që  aplikohet sot gjithandej.  Rrjeti telematik mund  t`i kalojë AKKSH-së. Propozojmë gjithashtu që shteti të garantojë me ligj pagën bazë te stafit akademik dhe atij ndihmës të brendshëm. Në draft thuhet se shteti merr përsipër  të subvencionojë vetëm ciklin e parë. Por ky kufizim  do të sjellë uljen e të ardhurave të universitetit publik si dhe në pamundësinë e familjeve shqiptare për të përballuar kostot e shkollimit.  Mendojmë se shteti  duhet të ushtrojë  funksionin e vet mbi arsimin e lartë publik, sepse edhe masteri është një e mirë publike dhe nuk duhet parë thjesht si një e mirë private.  Gjithashtu,  shteti  përcakton një tavan  për tarifat e universiteteve publike dhe nuk bën  të njëjtën gjë për universitetet private. Mendojmë se qeveria duhet të përcaktojë një dysheme,  në funksion të të ardhurave të familjeve shqiptare. Nëse ky draft-ligj do të bëhet ligj, atëherë ai do të  cënojë gati 40% të profesoriatit të ri, i cili nuk ndihet i promovuar nëpërmjet këtij ligji dhe nga ana tjetër, ai do të kthehej nga një e drejtë e fituar nëpërmjet një kontrate me punëdhënësin me afat të pacaktuar, në një kontratë me afat të caktuar. Të gjithë  asistentët  në proces doktorate dhe doktorët që kanë më pak se 3 vite punë  do të cënoheshin në marrëdhënien që kanë  vendosur aktualisht me punëdhënësin. Pra, kemi cënim të parimit se “asnjëherë fuqia prapavepruese e ligjit s’duhet të jetë në dëm të personit”. Propozojmë që ky përcaktim të hyjë në fuqi  vetëm për personelin që vjen pas miratimit të tij, dhe të mos cënojë stafin akademik pjesë aktuale e organikës së universitetit. Cikli i 3-të i studimeve përfshin, masterin ekzekutiv, doktoraturën specializimin.  Ky nuk është kuptimi që ka  cikli i 3-të sipas Kartës së Bolonjës ku, siç dihet, në të përfshihet Shkolla Doktorale. Në ligj duhet të thuhet qartë se arsimi i lartë  mbështetet mbi Kartën e Bolonjës,  sepse Shqipëria është nënshkruese e saj. Propozojmë që  Masteri ekzekutiv,  i cili përplaset me  masterat e tjerë  të ciklit të 2-të të titullohet “ Diplomë postmaster”,  duke ruajtur siç thuhet në ligj, se  kush e ka të drejtën ta ndjekë këtë diplomë. Lidhur me menaxhimin e fondeve, në zbatim të parimit  të autonomisë financiare duhet: Të bëhet një ndryshim në ligjin e buxhetit, ku universitetet te trajtohet si qeverisja vendore. Pra ato duhet të dalin nga skema e buxhetit me destinacione te përcaktuara. Në skemën e buxhetit të futet zëri i kërkimit shkencor dhe projekte shkencore sepse, nga pikëpamja financiare  shpenzimet e fondeve duhet te rakordohen me zërat e buxhetit. Nuk e kuptojmë pse nuk është vënë në draft marrja e kredisë nga IAL, ndërkohë që ka qenë si propozim në draft reformën e AL. Universitetet, sikundër  qeverisja vendore  duhet të kenë të drejtë të marrin kredi  nga bankat për të siguruar një infrastrukturë më të shpejtë dhe ta shlyejnë  këtë kredi pak e  nga pak me të ardhurat që marrin nga studentët. Sigurisht, si edhe qeverisja vendore, marrja e kredisë do të kryhet në rakordim me Qeverinë. Lidhur me komisionet e kualifikimit shkencor ligji duhet të shprehet qartë se KKSH që ngrihen brenda universiteteve të jenë me ekspertë të fushave të ndryshme dhe se në universitetet e mëdha si ky i Tiranës një komision i vetëm, për shkak të përbërjes heterogjene të strukturave të njësive kryesore, nuk mund të përmbushë misionin e përgjegjshëm akademik për dhënien e titullit. Në fillim të draftit, ku përcaktohet  misioni krahas formulimeve të bëra, është harruar një formulim që lidhet me vetë misionin e shkollës, ku duhet të jenë të përcaktuara  vlerat, si: ato të edukimit, atdhedashurisë kombëtare, qytetarisë, demokracisë,  humanizmit etj, gjë që mungon në këtë draft. Në nenin 101, pikat 1, 2  thuhet: “Baza kombëtare e të dhënave për kërkimin shkencor administrohet dhe përditësohet prej AKKSh-së dhe përfshin: temat kërkimore të ciklit të tretë në një nga pesë gjuhët e Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht”. Kjo pikë e nenit bie në kundërshtim me parimet kushtetuese mbi gjuhën zyrtare në vend dhe me nenin 89 të po këtij projektligji, ku thuhet se “Programet e studimeve në institucionet e arsimit të lartë në vend ofrohen në gjuhën shqipe”.. Gjithashtu, krijimi i një baze të dhënash, duhet parë nëse bie ndesh me   ligjin për  të drejtën e autorit, ku thuhet për grumbullimin e të gjithë kontributit shkencor të personelit akademik. Sintagma “letra e prioriteteve” është një kalkim që i rri keq gjuhës shqipe. Duhet thënë thjesht “prioritetet” ose “përparësitë” sikundër në mjaft raste  drafti i reformës së AL ka nevojë për redaktim gjuhësor e në ndonjë rast  edhe për spostim të neneve përkatëse, ( neni 7 pika 3), ku brenda kompetencave të  ministrit flitet edhe për kompetencat e Rektorit. Si përfundim, drafti duhet të çlirohet nga “Vënia në kontroll” e universiteteve  prej shtetit nëpërmjet strukturave  të fryra, të cilat i zënë frymën aspektit akademik dhe ndërkohë, përsa i përket anës financiare duket haptazi se shteti nuk tregon kujdesin dhe përgjegjësinë e duhur. Ky këshill propozon që  shteti të marrë seriozisht përgjegjësinë e financimit të universiteteve publike duke garantuar me ligj përqindjen e PPB  - arsimin në tërësi dhe brenda kësaj PPB përqindjen e AL. Gjithashtu, ky Këshill sugjeron që drafti të mos kalojë në parlament pa marrë  parasysh sugjerimet e dhëna nga profesorati ynë.  http://fhf.edu.al/mendime_per_draftin.html



Your daily scoop in automotive news





#Contact US #Terms of Use #Privacy Policy #Earnings Disclaimer